Kurbani – dispozita dhe urtësi

CHF5.90

Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i fjalës “Kurban”.

Në kuptimin gjuhësor, fjala “kurban” rrjedh nga arabishtja dhe buron nga folja “karibe” (بَ رِ “jakrebu) – “َقر ب ْقَي,

ndërsa infinitivi formon fjalët “kurben” اًربْ ق dhe “kurbanen”  ق ناًاَربْ , që nënkuptojnë çdo veprim që synon afrimin tek Allahu i Madhëruar, qoftë përmes therjes së një kafshe apo përmes formave të tjera të adhurimit (ibadet).
Në kuptimin fetar, kurbani i referohet flijimit të një kafshe të përshtatshme me qëllim devotshmërie dhe afrimi tek Allahu i Lartësuar. Ky akt kryhet gjatë ditëve të Kurban Bajramit.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF11.40 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Libri: Kurbani – dispozita dhe urtësi
Autor: Bashkim Aliu
Dizajni dhe Ballina: Fuad Zabërgja
Marketingu: Selami Hyseni
Botoi: Swiss Eci

Shikuar historikisht, sakrifica ka qenë një prej elementeve qendrore në besimet e ndryshme, dhe përmes sakrifikimit të realizuar në forma të ndryshme, njerëzit janë munduar t’i afrohen qenies hyjnore dhe të arrijnë grada të larta shpirtërore. Mirëpo, për fat të keq te popujt e lashtë ka pasur pasoja tragjike, ashtu që me vete rrëmbeu e shumë të rinjve dhe të rejave.
Islami sakrifikimit i dha kuptim krejt tjetër dhe formë krejt tjetër nga ajo që ekzistonte te popujt e lashtë. Një prej formave të sakrifikimit në Islam është institucioni i kurbanit, i cili është prej karakteristikave më të theksuara të festës së dytë Islame, sipas të cilit edhe e mori emrin, në gjuhën arabe i’du-l-ed-ha, apo festa e kurbanit, për shkak se në këtë ditë muslimanët në katër anët e botës therrin kurbana.

Islami asnjëherë nuk legjitimon rituale të cilat nuk kanë domethënie apo thjesht janë vetëm formale, për çdo here përmes ritualeve pretendon pastrimin dhe edukimin shpirtëror, ngritjen psikike dhe etike të besimtarit. Në kontekst të instruksioneve të përmendura duhet të kuptohet edhe institucioni i kurbanit.