Zahireja e Ahiretit në mësimet e Profetit a.s.
CHF2.50
“Zahireja e Ahiretit në mësimet e Profetit” është një vepër monumentale midis atyre krijimeve, të cilat kanë tërhequr vazhdimisht interesimin e mendimtarëve e dijetarëve të shumtë islamë, të myftinjve, të imamëve dhe hatibëve, si edhe të besimtarëve të thjeshtë muslimanë.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Vetëm 1 stok
Libri: Zahireja e Ahiretit në mësimet e Profetit a.s.
Autor: Ibën Kajim el-Xhevzije
Përzgjodhi: Serhan ibn Dakhil Al-Karni
Përktheu: Altin Shehu
Redaktoi: Eris Koliqi
Korrektoi: Jolanda Lila
Botoi: AIITC
Formati: 10x14cm
Faqe: 76
ISBN: 9789995668099
“Zahireja e Ahiretit në mësimet e Profetit” është një vepër monumentale midis atyre krijimeve, të cilat kanë tërhequr vazhdimisht interesimin e mendimtarëve e dijetarëve të shumtë islamë, të myftinjve, të imamëve dhe hatibëve, si edhe të besimtarëve të thjeshtë muslimanë.
Në gjirin e literaturës se gjerë islame, ajo zë një vend të veçantë, jo vetëm për faktin se është shkruar nga një penë prodhimtare e historisë, siç ishte ajo e dijetarit erudit Ibën Kajim El-Xhevzije, por edhe për stilin e vet karakteristik. Ky stil ka konkretizuar natyrshëm dhe në harmoni të plotë hulumtimin e traditës profetike, pra thënieve, virtyteve dhe sjelljes individuale të Profetit a.s. dhe narracionin historik.












