Lady Sapiens
CHF14.90
E mendonim të egër dhe primitive, shkenca zbulon se ajo zotëronte shumë njohuri dhe kujdesej për trupin dhe pamjen e saj. E imagjinonim të nënshtruar, ajo respektohej, nderohej, adhurohej…
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Ka stok
Titulli: Lady Sapiens
Origjinali: Lady Sapiens
Autori: Grup Autorësh
Perktheu: Ivana Tomeo
Botues: Botart
Fq. 220
Pesha: 0.300 kg
ISBN: 978-9928-341-63-1
Tridhjetë e tre nga specialistët më të mëdhenj të botës (para-historianë, antropologë, arkeologë, etnologë, gjenetistë) përpiqen t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje në këtë hulumtim të rrallë. Kapitull pas kapitulli, klishetë dhe paragjykimet zbërthehen, të mbështetura nga prova, për t’i rikthyer Lady Sapiens-it vendin që i takon në historinë e njerëzimit.
E mendonim të dobët dhe të brishtë, ajo na shfaqet gjuetare, luftëtare dhe e fuqishme. E mendonim të egër dhe primitive, shkenca zbulon se ajo zotëronte shumë njohuri dhe kujdesej për trupin dhe pamjen e saj. E imagjinonim të nënshtruar, ajo respektohej, nderohej, adhurohej…
Frymëmarrja, hapat, gjestet e saj të rizbuluara, na ftojnë të rinjohim historinë e origjinës sonë.
Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit ne jemi.Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave?












