Miti i sipërmarrjes

CHF24.90

Gjëja më e rëndësishme është që Gërbëri vë në pah dallimin jetik, por shpesh të shpërfillur, midis marrjes me ndërmarrjen dhe punës në të.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Titulli:Miti i sipërmarrjes
Autori:Michael E. Gerber
Shqipëroi: M.Sc. Jonis Y. Buzi
Botues: Pema
Fq. 298
Pesha: 0.400 kg
ISBN: 9789951846097

Në këtë variant të rivështruar dhe të përditësuar të librit fenomenal, që u bë klasik menjëherë, përgënjeshtrohen mitet rreth hapjes së ndërmarrjeve të vogla. Konsulenti i ndërmarrjeve të vogla dhe autori Majkëll E.

Gërbër (Michael E. Gerber), i pajisur me njohuri të thella që i ka qëmtuar gjatë përvojës së tij të gjatë, vë në dukje se si supozimet e zakonshme, pritshmëritë, madje ekspertiza teknike mund të pengojnë menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjeve.

Gërbëri të prezanton me fazat e jetës së ndërmarrjes—foshnjëria, adoleshenca e dhimbshme dhe pjekuria: pishtari udhërrëfyes i të gjitha ndërmarrjeve që ia dalin mbanë—dhe të tregon si të zbatosh mësimet e franshizimit në çdo ndërmarrje, pavarësisht nëse është franshizë apo jo.

Gjëja më e rëndësishme është që Gërbëri vë në pah dallimin jetik, por shpesh të shpërfillur, midis marrjes me ndërmarrjen dhe punës në të.