Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës

CHF38.00

“Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi”. Kështu e titullon librin e saj me “reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës”, Madeleine Albright, një ndër gratë më të fuqishme në botë, ish-sekretare e Shtetit Amerikan. Një libër, i cili vjen në shqip falë përkthimit të Engjëllushe Shqarrit dhe Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, me një parathënie nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Shkruan “Panorama”. Dy figura shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe sidomos për ata të Kosovës.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Vetëm 1 stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Titulli: Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës
Origjinali: The mighty and the almighty, reflections on America, God and World Affairs
Autori: Madeleine Albright, Bill Woodward
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Redaktor: Krenar Hajdari
Art grafik: Aida Kumi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 416

Gjatë një viti studiova çdo rrugë të mundshme për të siguruar një zgjidhje diplomatike për Kosovën që të respektohej nga të dy palët. Shqiptarët më në fund e pranuan propozimin tonë; Millosheviçi e refuzoi, duke ndërsyer forcat e tij të sigurimit kundër popullsisë civile. Interesi i tij ishte t’i dëbonte shqiptarët nga Kosova, duke vrarë udhëheqësit e tyre, duke djegur fshatrat e tyre dhe duke përhapur terror. Qëllimi i tij ishte që problemin e Kosovës “ta zgjidhte” një herë e përgjithmonë. Duke qenë se provinca ishte pjesë e Serbisë, krimet e Millosheviçit nuk mund të karakterizoheshin si agresion ndërkombëtar. Asnjë anëtar i NATO-s nuk po sulmohej, kështu që Aleanca nuk mund të pretendonte të përdorte të drejtën e vetëmbrojtjes.

Mbi autoren

Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times “Zonja Sekretare”. Ajo është themeluese e Grupit “Albright LLC”, kryetare e Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie me Jashtë, dhe profesoreshë e shquar e Qendrës Mortara në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm në Xhorxhtaun. Banon në Uashington D.C. dhe Virxhinia.